Document Foundation ka lajmëruar lëshimin e versionit 3.4.5 të LibreOffice, që paraqet një përditësim që përmirëson degën 3.4.x të kësaj pakoje me burim të hapur. Versioni i ri adreson pothuajse 30 vrima të gjetura në lëshimin e kaluar, duke përmirësuar stabilitetin e programit.
Këto përfshijnë disa probleme dhe një larmi të çështjeve në programin Calc spreadsheet dhe përpunuesin e tekstit, Writer. Një vrimë që parandalonte kalimet në sllajde 3D nga puna në menaxherin Impress presentation gjithashtu është përmirësuar. Nuk ka shtim të veçorive të reja; të gjithë përdoruesit këshillohen që të fillojnë ta përdorin këtë version të përditësuar.
Një listë e plotë e arnimeve mund të gjendet në lidhjet për 3.4.5.1 dhe 3.4.5.2 dhe në faqen wiki të 3.4.5. LibreOffice 3.4.5 është i gatshëm për shkarkim për Windows, Mac OS X dhe Linux. Kodi burimor për LibreOffice është i licencuar nën LGPLv3./openworld.al
Sunday, May 10, 2020
Samba Filesharing
Nëse jeni mërzitur duke i menaxhuar fajllat vetëm nga telefoni i mençur, atëherë pikërisht kjo është ajo që ju duhet – programi në fjalë do ta mundësoj qasjen në kartelën e memories drejtpërdrejtë nga kompjuteri (nëse ai është i lidhur në rrjetën pa tela) dhe atë sikurse të bëhej fjalë për një direktorium të ndarë në rrjetë.
Por, ekziston edhe një kleçkë. Telefoni duhet të jetë i bërë root (ngjashëm me jailbreakun në iOS) për shkak se për punë kërkon Superuserin. Por kjo është një çmimi i vogël për ato që i ofron ky app.
Karakteristikat e programit
Zhvilluesi: FunkyFresh
Funksioni: Ndarja e fajllave nga telefoni në rrjet
Webfaqja: nuk ekziston për momentin
Data e shtimit: 21 Nentor 2011
Por, ekziston edhe një kleçkë. Telefoni duhet të jetë i bërë root (ngjashëm me jailbreakun në iOS) për shkak se për punë kërkon Superuserin. Por kjo është një çmimi i vogël për ato që i ofron ky app.
Karakteristikat e programit
Zhvilluesi: FunkyFresh
Funksioni: Ndarja e fajllave nga telefoni në rrjet
Webfaqja: nuk ekziston për momentin
Data e shtimit: 21 Nentor 2011
Asistentet Virtuale
Keto asistente po hyjne gjithmone e me shume ne perdorimin tone te perditshem dhe secili ka perdorur te pakten njerin prej tyre nje here. Psh kush ka iPhone ka me siguri Sirin aty brenda, apo kush ka cel e fundit nga Google mund te perdore Google Assitent. Madje dhe tel e Samsung e kane nje qe quhet Bixby. Po ashtu dhe Microsoft me Cortana ka dhene kontributin e tij ne kete fushe. Por eshte Alexa e Amazon, qe eshte bere asistenti me i dashur dhe numer 1, ka zene tashme vend ne shume shtepi. A i perdorni keto asistente? Cilin prej tyre?
Subscribe to:
Posts (Atom)