Sunday, May 10, 2020

LibreOffice

Document Foundation ka lajmëruar lëshimin e versionit 3.4.5 të LibreOffice, që paraqet një përditësim që përmirëson degën 3.4.x të kësaj pakoje me burim të hapur. Versioni i ri adreson pothuajse 30 vrima të gjetura në lëshimin e kaluar, duke përmirësuar stabilitetin e programit.

Këto përfshijnë disa probleme dhe një larmi të çështjeve në programin Calc spreadsheet dhe përpunuesin e tekstit, Writer. Një vrimë që parandalonte kalimet në sllajde 3D nga puna në menaxherin Impress presentation gjithashtu është përmirësuar. Nuk ka shtim të veçorive të reja; të gjithë përdoruesit këshillohen që të fillojnë ta përdorin këtë version të përditësuar.

Një listë e plotë e arnimeve mund të gjendet në lidhjet për 3.4.5.1 dhe 3.4.5.2 dhe në faqen wiki të 3.4.5. LibreOffice 3.4.5 është i gatshëm për shkarkim për Windows, Mac OS X dhe Linux. Kodi burimor për LibreOffice është i licencuar nën LGPLv3./openworld.al

No comments:

Post a Comment